Gjirokastra ka vijuar traditën e përvitshme të ndezjes së dritave të festave të fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit, ku fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti.
Pema e Vitit të Ri, është vendosur në qendrën muzeale të qytetit, ndërsa ceremonia e ndezjes simbolike të dritave bëri bashkë qytetarë të shumtë.
Ndezja e dritave festive është shoqëruar edhe me një koncert festiv që është sjellë nga fëmijët e shkollave të qytetit.
Bashkia ka dhënë dhurata shpërblyese për nxënësit me rezultate të larta në mësime, ndërsa kryebashkiaku Flamur Golemi ka përcjellë urimin për një vit më të mbarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu