Shtëpitë karakteristike në qytetin muze të Gjirokastrës po humbasin gjithmonë e më shumë identitetin. Të tilla si Lolomani, Topulli, Hadëraj, Çene, Kale etj, të gjitha tashmë janë kthyer në rrënoja apo gjysmërrënoja. Kjo për shkak se shumë prej shtëpive janë braktisur, të tjerave nuk u njihen pronarët apo këta të fundit janë bashkpronar dhe nuk bien dakord për restaurim. Mirëmbajtja e tyre nga ana e DRKK është e pjesshme. Ndërhyrjet e cunguara jo pak herë kanë bërë që nga këto shtëpi të amortizuara të kërcënohen edhe shtëpitë që janë ngjitur me to.

Pavarësisht se është një nga vendet që ka një trashëgimi të madhe kulturore në Shqipëri, monumentet e Gjirokastrës po degradojnë me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të mbledhura nga specialistë të huaj ndër vite, Gjirokastra numëron mbi 600 objekte muzeale ku më shumë se 200 prej tyre kanë humbur me kalimin e kohës për shkak të mungesës së investimit në to.

Për qytetarët në Gjirokastër restaurimi i banesave karakteristike do t’i sillte qytetit pamjen e dikurshme. Sipas specialistit pranë DRKK Gjirokastër Vasil Polo, janë rreth 15 objekte të kategorisë së parë me risk, ndërsa 20 të tjera shfaqin problematika së fundmi dhe kërkojnë ndërhyrje. Sipas Polos DRKK nuk merr përsipër rikonstruksione të mëdha por vetëm mirëmbajtjen e tyre. Në Qarkun e Gjirokastrës janë 545 monumente kulture, 409 prej të cilave janë banesa popullore në Gjirokastër, 64 të kategorisë së parë dhe 345 banesa të kategorisë së dytë. Banesat karakteristike janë ato që i dhanë statusin Qytet Muze në vitin 1961 dhe statusin e UNESCO në 2005 duke u cilësuar si pasuri e trashëgimisë botërore pikërisht për shkak të vlerave të tyre të jashtëzakonshme universale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu