Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Berat, ku ka zhvilluar takime me të rinjtë atje.

Një prej tyre, një gjimnazist nga Kuçova, i ka thënë se ai ka patur fatin që kur ishte fëmijë, kryeministri ta merrte në krah.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse ai sot është i suksesshëm dhe i angazhuar. Më vonë, gjatë fjalës së tij Rama e përdori këtë thënie të gjimnazistit për batutë.

“Në radhë të parë doja t’ju falenderoja për mundësitë që na dhatë me takimin tuaj. Në radhë të dytë doja të shprehja që ju jeni idhulli im, dhe ju ndjek prek kohësh. Madje, jam një nga ata djem që kam patur fatin e mirë, kur kam qenë i vogël ju zoti Edi Rama më keni marrë në krah.

Mendoj, kjo është arsyeja që unë jam i suksesshëm këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, jam pjesë e qendrës rinore të Bashkisë Kuçovë, ndjek trajnime të ndryshme, dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të shpalosim idetë tona”, tha i riu gjimnazist.