Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në vendin e quajtur “Gurët e ganës”, në përroin e fshatit Zhulat të Gjirokastrës. Personi i pajetë është identifikuar nga policia dhe bëhet fjalë për 73 vjecarin Bashkim Pula.

Pula ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të tij disa ditë më parë.Pas kallëzimit, forcat e policisë në Gjirokastër u vunë menjëherë në lëvizje dhe nga vëzhgimet e bëra me dron, trupi i 73-vjeçarit u pikas pranë përroit.

Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu