Pas zonës së bregdetit së shpejti do të nis aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje edhe në zonat historike të Qarkut Gjirokastër.

Pranë Prefektit të Qarkut është ngritur dhe po funksionon Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit, në zbatim edhe të Planit të Veprimit për Zhvillimin e Turizmit për vitin 2021. Ndërsa po punohet për hartimin e një Plani-Kalendar konkret i cili synon rigjallërimin e sektorit të turizmit si një nga sektorët më prioritarë në drejtim të zhvillimit ekonomik.

Një pikë kyçe është nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në Gjirokastër, ndërmjet institucioneve vendore me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në ruajtjen e tyre dhe konkretisht, ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore në qark, Drejtorisë Vendore të Policisë, Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare si dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Lidhur me këtë në një prononcim për Jugulajm.net prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote ka thënë se ky nuk është thjesht aksion i momentit, por një proces që do të shtrihet edhe në vijim.

Aktualisht po punohet me strukturat vendore për evidentimin e rasteve pasi ende nuk ka një shifër konkrete dhe më pas do të ndërhyet brenda pak ditëve. Ky proces do të nis prej zonës historike që ruhet nga UNESCO, për të vijuar në të gjithë territorin e Qarkut Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu