Në 2-vjetorin e fillimit të operacioneve të përbashkëta me FRONTEX në Shqipëri, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Policise se Shtetit Ardi Veliu dekoruan disa zyrtarë të lartë të këtij misioni, gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Gërhot të Gjirokastrës.
Në këtë event morën pjesë ambasadorë e diplomatë të vendeve partnere dhe organizatave ndërkombëtare, oficerë kontakti të policive të vendeve partnere si dhe një trupa e oficerëve të FRONTEX e Policisë së Shtetit.
Ministri Çuçi akordoi medalje nderi për Zoltán Nagy nje ndër drejtuesit e njësisë, ndërsa kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u dha certifikata mirënjohje dy koordinatorëve të këtij këtij misioni Mathias Roeske dhe Goran Borovnik. Operacioni FRONTEX ka shënuar rezultate impresionuese në harkun e këtyre dy viteve dhe ka dhënë një kontribut substancial në kontrollin dhe frenimin e migracionit të paligjshëm-u shprehen te pranishmit.
Ne ceremonine e sotme asistonte ambasadori i BE ne vendin tone Luiggi Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu