Ne diten e Pavaresise, nje fotograf per Gjirokastren.

Marko Baco eshte fotografi 20-vjecar gjirokastrit i cili ka fituar cmimin e fotos “Arkitektura “ i perzgjedhur mes 5 mije pjesmarresve ne nje konkurs te celur dy muaj me pare nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme te Shqiperise dhe Ministria e Puneve te Jashtme te Diaspores Kosove nen logon Colours Of Albanians .

Ceremonia eshte mbajtur ne diten e pavarisise se Kosoves ne ambjentet e Bibliotekes Kombetare te Prishtines ku jane vleresuar me cmime 10 fotografet e perzgjedhur nga Shqiperia e Kosova. Fotografi ende i ri ne hapat e ketij profesioni u prezantua ne kete konkurs me nje foto te baneses muze kategoria e pare Angonatet duke percjelle arkitekturen, historine dhe bukurine e qytetit te gurte.

Fotoja u perzgjodh nga nje kast fotografesh te njohur ne mbare boten si Fadil Berisha. Arian Mavriqi si dhe artiste te njohur Elina Duni, Ilir Kaso, Dardan Duri etj. I riu gjirokastrit ende ne hapat e pare te karrieres dispononon me shume se 3 mije foto ne arkiven e tij pjesa derrmuese e te cilave i perket prezantimit dhe reklamimit te qytetit te tij Gjirokastres.

Ai sot vijon karrieren si fotograf ne kreqytet por ne zemren e fotove te prezantuara ne rrjetet sociale ze padyshim vend qyteti i tij i lindjes.