Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e lëvizjeve në Pikën Kufitare të Kakavijës, ndërsa sot ka nisur kthimi i emigrantëve të ardhur në Shqipëri për këto festa.

Java e kaluar ka shënuar fluks në rritje të lëvizjeve ku nga data 20-24 jane regjistruar rreth 32 mijë shtetas në hyrjedalje të kesaj pike kufitare, ku rreth 20 mijë kanë qenë në hyrje të territorit shqiptar.

Fluksi më i lartë ka qenë në datat 21 dhe 22. Rreth 10 mijë shtetas kanë kaluar kufirin shqiptaro-grek të premten e kaluar përmes pikës kufitare të Kakavijës. Krahasuar me vitet e kaluara para pandemisë shifrat e hyrje daljeve janë më të ulëta.
Pavarësisht lëvizjeve të shtuara situata ka qenë normale dhe nuk ka patur rradhë në të dyja anët e kufirit. Gati 10 ditë më parë në datën 15 prill ne Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije zv ministri i Brendshëm Andi Mahila dhe homologu grek Eleftherios Oikonomou dhanë një prononcim për shtyp në lidhje me koordinimin e veprimeve për krijimin e lehtësirave ligjore, për lëvizjen në të dyja anët e kufirit.

Takimi i zhvilluar pasoi takimin e mbajtur në Athinë mes Ministrit të Brendshëm Çuçi me homologët e tij grekë si dëshmi e vullnetit të mirë mes dy qeverive për të thelluar, zgjeruar dhe intensifikuar marrëdhëniet, bazuar në interesat strategjike reciproke. Fundjava e javës së kaluar ka shtuar fluksin e lëvizjes në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Shkak duket se ka qenë festa e Pashkes Ortodokse që ka sjellë në Shqipëri emigrantët për të festuar pranë familjeve të tyre. Fluksi i lëvizjeve ka qenë më i lartë në hyrje. Këtë të hënë ka nisur kthimi i tyre duke shtysr lëvizjet në dalje të territorit shqiptar përmes kufirit të gjelbër në Kakavijë.