Kondicioni fizik i 14 vjecares nga Permeti e cila u rrezua mesditen e sotme nga humnera ne fshatin Lipe ne Permet, eshte i kenaqshem.

Infermieri qe u ndesh ne fillim me gjendjen fizike te vajzes, shprehet per Jugulajm.net se vajza ka qene me fat ne nje dite te shenjte si kjo e sotmja pasi te biesh nga nje lartesi 30 metra dhe te jesh ne gjendje te mire shendetesore, eshte me shume se fat.

Vajza 14 vjecare kishte shkuar me shoqet ne peligrinazh me rastin e dites se Shen Elenes qe kremtohet nga besimtaret ortodokse te Permetit cdo 21 maj ne fshatin Lipe. Ka qene nje humbje ekuilibri i minorenes gjate kalimit ne nje monopat cka i shkaktoi asaj rrezimin ne humnere. Reagimi i Policise se Permetit ka qene i menjehershem duke shkuar ne vendngjarje cka u be i mundur transportimi i saj ne Spitalin e Permetit e mandej ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres per nderhyrje me te specializuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu