Kryetari i Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi, ka inspektuar mengjesin e sotem situaten ne Lazarat e cila eshte e renduar si pasoje e daljes nga shtrati te perroit te Sopotit.

I shoqeruar nga administratorja e Njesise Administrative Lazarat, zoti Golemi ka angazhuar te gjithe punonjesit e Emergjencave Civile ne Bashki dhe sektoreve te tjere per te nderhyre ne funksion te situates duke bere te mundur krijimin e kushteve te favorshme per kalim normal te kembesoreve dhe mjeteve nga lagje Lënxat ne krahun tjeter.

Per Jugulajm.net zoti Golemi shprehu besim se situata do te normalizohet dhe se po ndjek nga afer te gjitha pikat nevralgjike ne te gjithe territorin e Bashkise se Gjirokastres pasi shirat dhe permbytjet kane krijuar mjaft anomali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu