Kryetari i Bashkise Gjirokaster duket se ka vendosur te kopjoje Erjon Veliaj në mënyrën e ‘drejtimit’ të bashkisë.

Edhe Golemi ngjashëm, me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, apo zëvendës kryeminsitrin Erion Braçe, ka vendosur përparësen dhe ka përveshur mëngët për të shërbyer një drekë në shtëpinë e të muasharve mesditen e sotme me rastin e dites nderkombetare te te moshuarve.

Golemi shihet teksa u shërben të moshuarve, ndërkohë që shumë persona të cilët janë në detyrë për të kryer këtë shërbim, i japin pjatat kryebashkiakut që të shtrojë drekën.

Siç duket edhe Golemi ashtu si pjesa më e madhe e ministrave dhe krybashkiakëve socialiste, ka vendosur që të propagandojë në këtë formë “shembullin e tij të mirë” si kryebashkiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu