Pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës, një video teksa Messi është duke përqafuar nënën e tij, është shpërndarë në rrjetet sociale.

Argjentina arriti të fitojë ndaj Francës në këtë duel, pas gjuajtjes së penalltive.

Kjo ishte një sfidë shumë e rëndësishme në karrierën e Messit, pasi Kupa e Botës ishte trofeu i vetëm që atij i mungonte.

Kujtojmë se Argjentina e Messit shkoi edhe në vitin 2014 në finalen e Kupës së Botës, ku u përball dhe u mposht nga Gjermania me rezultatin 0:1.