Për tre ditë me rradhë fëmijët gjirokastritë do të kenë mundësinë të përjetojnë atmosferën e kinemasë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë dhe Adoleshentë, organizuar nga “Anifest” do të qëndrojë i celur për fëmijët e këtij qyteti deri ditën e sotme. Synimi kryesor i edicionit VI të këtij festivali i cili rikthehet në qytetin e gurtë, është edukimi i fëmijëve dhe adoleshentëve nëpërmjet filmit.
I pranishëm në event, Bujar Kapexhiu, që vjen më së shumti si një prej autorëve të filmit të animuar shqiptar, thekson rëndësinë e këtij lloji në kohën kur filmi i animuar pothuajse nuk ekziston.
Mbi 360 filma nga 45 vende të ndryshme të botës, janë regjistruar për t’u bërë pjesë e festivalit. Situata pandemike edhe në këtë rast kushtëzoi zhvillimin normal të tij duke e bërë vlerësimin e filmave nga një juri online.
Festivali “Anifest” në qytetin e Gjirokastrës vjen si një bashkëpunim mes Bashkisë Gjirokastër dhe “Maku Production”. Gjatë këtij aktiviteti do të transmetohen 58 filma me metrazh të shkurtër nga kinematografia shqiptare dhe ajo botërore, 13 prej të cilëve realizuar nga vetë fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu