Ka startuar procesi i vaksinimit tek moshat e treta ne Gjirokaster.

Mjeket e familjes kane lajmeruar 50 te moshuar mbi 90 vjeç te cilet jane grupi i pare i riskut qe vaksinohen ne baze te nje protokolli te hartuar nga Ministria e Shendetesise. Interesi ka qene i larte tek kjo moshe te cilet ndonese te pakte ne numer, kane ardhur te shoqeruar nga femijet e tyre per t’u vaksinuar.

Kreu i NJVKSH Gjirokaster Shpetim Novi thekson se sot kane mberritur ne Gjirokaster 60 vaksina Pfizer te cilat do te injektohen tek kjo grupmoshe nderkohe qe procesi do te vijoje gjate diteve ne vijim edhe per moshat e tjera poshte 90 vjec duke garantuar ne kete menyre vaksinimin e ketij grupi te rrezikuar nga Covid-19.
Te moshuarit i’u eshte skanuar kartela mjekesore nese kane pasur probleme me heret me Coronavirus apo dhe efekte te ndryshme nga semundjet e moshes dhe menjehere u jane nenshtruar vaksinimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu