Karnavalet kane gjallëruar Gjirokastrën këtë fundjavë.
Në Pazar Karakteristik te qytetit është zhvilluar parada e karnavaleve, ndërsa aktivitetet dhe fëmijët të veshur me kostume shumëngjyrëshe me personazhet e tyre te dashura, i kanë dhënë atmosferë festive zonës historike te trashegimise boterore.
Femijet e intervistuar nga Jugulajm.net janë shprehur të gëzuar për ķëto aktivitete ndërsa tregojnë se si kush janë maskuar.
Por festës nuk i janë bashkuar vetëm fëmijët por edhe të rritur e turistë të cilët kanë kaluar disa momente ndryshe në qytetin e gurtë.
Karnavalet janë rikthyer sërish këtë vit duke vazhduar traditën disavjeçare të Gjirokastrës të zhvillimit të tyre apo e njohur si Festa e Prosopullave.