Banorët e komunitetit rom në Gjirokastër kanë dalë në protestë, pasi pretendojnë se Bashkia është duke i diskriminuar për shkak të përkatësisë së tyre racore.
Gjithçka lidhet me një treg që vetë përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë ndërtuar, për të cilën pretendojnë se kanë marrë miratimin nga kryebashkiaku Flamur Golemi por tashmë nuk lejohen që të tregtojnë më aty.
Përfaqësuesi i romëve pohon se ka hedhur 1 milionë lek për sheshin. Tregtarët romë shprehen se kjo është e vetmja mundësi e tyre për të qenë të punësuar, në mënyrë që të sigurojnë të ardhura për të ushqyer fëmijët e tyre. Policia bashkiake i ka lajmeruar qe neser do kalohet shiriti ne kete territor dhe nuk do lejohen qe te hapin mallin nderkohe qe tregtaret romë kane pohuar se do te vijojne me protesta deri sa t’i jepet nje zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu