Entela Fico Shehaj është kandidate për deputete, e treta në listën e PD-së në qarkun e Gjirokastrës. Ajo është pedagoge dhe synon t’i garantojë kësaj të fundit votat për fitoren e 25 prillit.

Në një intervistë për Report TV Shehaj tha se lista e PD në Gjirokastër është e përfaqësuar nga profesionistë që kanë tituj dhe grada shkencore dhe kjo sipas saj, kandidatët do të fitojnë besimin edhe të elektoratit gri që është i lëkundur që më pas do të përkthehet në vota për demokratët në kutitë e votimit më 25 prill.

Shehaj tha se programi i Bashës ka në qendër familjen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në BE dhe se qytetarët duhet të kenë besim se ndryshimi do të vij pas 25 prillit. Shehaj ka treguar se si e ka pritur ftesën e Bashës për të qenë pjesë e garës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu