Katër rrugë sekondare ne qytetin e Gjirokastrës, do të emërtohen me emrat e policeve te cilet kane humbur jeten vitet e fundit ne Qarkun e Gjirokastres.
Emrat e Sali Shehut, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj tashme do te jene pjese e emertesave te rrugeve ne qytet.
Kreu i Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka organizuar nje ceremoni modeste ne zyren e tij me prezencen e drejtorit te Përgjithshëm te Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili nga ana e tij vlerësoi kontributin e katër punonjesve të policisë te vdekur vite me pare.
Së bashku me vendosjen e emrave të disa rrugëve, për katër efektivët e policisë u akorduan edhe çertifikata mirënjohjeje me motivacionin “Për kontributin dhe sakrificën sublime si efektiv i Policisē së Shtetit në shërbim të komunitetit.