22 shqiptarë të karaninuar brenda një hoteli në Gjirokastër pasi kanë ardhur nga jashtë kufirit gjatë periudhës së pandemisë, kërkojnë ndihmë nga shteti për t’u ushqyer ose për ta vijuar vetëizolimin në shtëpitë e tyre.

Ata thonë për Report Tv se e kanë firmosur dokumentin në kufi ku pranojnë të qëndrojnë në hotel me shpenzimet e tyre, por tashmë u kanë mbaruar lekët dhe nuk kanë mundësi për të blerë për të ngrënë. Sipas deklarimeve të tyre, shqiptarëve të ardhur u janë marrë tamponët dhe analizat i kanë dalë negativ për COVID-19, megjithatë siç rregullat përcaktojnë karantinimi duhet të vijojë për të paktën 14 ditë. Në një komunikim telefonik me gazetaren Aida Tancica, ata thonë se janë mbledhur të gjithë në korridorin e hotelit ndërkohë që në hyrje të hotelit qëndron ushtria. Siç edhe kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët, të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë kufirit dhe kanë arsye emergjente për t’u kthyer në atdhe, duhet të qëndrojnë 14 ditë në një hotel që caktohet nga shteti, dhe të paguajnë vet çdo shpenzim.

Emigrantët e kanë firmosur këtë “pakt” por thonë se kur i kanë mbetur edhe 8 ditë të tjera për të qëndruar në hotel, nuk kanë më lekë dhe nëse nuk janë prekur nga virusi do të vdesin nga uria.

Një tjetër shqiptar në mesin e 22 personave që po qëndrojnë në hotel në Gjirokastër të karantinu

Një tjetër shqiptar në mesin e 22 personave që po qëndrojnë në hotel në Gjirokastër të karantinuar me detyrim pasi kanë ardhur nga Greqia pasi ishin mbyllur kufijtë, thotë në një komunikim për Report Tv se nuk po munden të përballojnë çmimet e ushqimit. Një sufllaqe në Gjirokastër thotë ai – kushton 200 lekë të rinj. Pëllumb Kadiu në një bisedë telefonike me gazetaren Aida Tancica, tha se ka shkuar në Itali më datë 1 janar pasi një kushëri i tij ishte sëmurë. Prej andej ka shkuar në Greqi ku është karantinuar 14 ditë në karantinë.

“Një të ardhur këtu, më morën me këta më thanë bëj 14 ditë. Unë jam vetë i 4 familjar dhe kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe unë marr 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Ku t’i marr ato lekë, të paguaj hotelit, të ha të pi. Kështu i bie të dal të bëhem vrasës me pagesë a diçka tjetër. Ai i fast food thotë 2 mijë lekë një sufllaqe e një sanduiç”, shprehet Kadiu duke thënë se në kufi është detyruar të paguajë një dokument ku merr përsipër të paguajë shpenzimet e hotelit, pasi ndryshe nuk e lejonin të kalonte kufirin. Vetëm të shkallojmë të hidhemi nga kati i dytë!’ Emigranti i karantinuar në hotel: Nga sot nuk kam më lekë, do vdesim nga uria (VIDEO)

Lino Veizaj, i ardhur nga Greqia në një lidhje telefonike për Report Tv thotë se nuk ka më asnjë lekë për të blerë ushqime ndërsa tregon se as familja e tij nuk ka asnjë mundësi t’i sjellë lekë. Ai kërkon ta nxjerrin nga hoteli pasi nuk mund të përballojë më shpenzimet dhe ta çojnë të qëndrojë në shtëpinë e tij pranë familjes i vetëkarantinuar. Sipas tij, analizat i kanë dalë negative për COVID-19.

“S’kemi më as lek,ë asgjë. Edhe këtu që na bënin analizat na kanë dalë negativë, për çfarë na mbajnë këtu”, thotë ai duke treguar edhe arsyen pse është kthyer në Shqipëri në kushtet kur kufijtë janë mbyllur.

“Ne kemi probleme familjarë, kemi grua, kemi fëmijë, kemi nënë mbrapa që duhet të kujdeset dikush”, thotë Veizaj.

Lino Veizaj tregon për gazetaren Aida Tancica se si ishte rrugëtimi i tij deri në hotel dhe si është situata aktuale. Ai thotë se qëndrojnë 1 ose 2 veta në një dhomë ku paguajnë 20 mijë lekë të vjetra nata, dhe se ushqimin e porosisin në Fast-Food përmes një numri që i kanë lënë autoritetet.

“Unë e pranova sepse ishte me kundërshtim, se thonin o do shkosh atje (në hotel). Tani ne nuk kemi asnjë të ardhur, ku t’i marrim këto lekë.  Hotelin e kemi bërë kontratë 20 mijë lekë, i bie afërsisht 300 mijë lekë, ku kemi leke në, ne për hall vemi në Greqi. Ndodhemi 22 veta. Jemi të gjithë ne, jemi mbledhur në korridor, s’kemi lekë të hamë, familja nuk ka lekë të na dërgojë, ku të shkojmë. Vetëm këtu të shkallojmë të hidhemi nga kati i dytë, ku të shkojmë. Pse mos të rrimë në shtëpi tonë. Këtu ka nga Shkodra, nga Laçi.  Të na çojnë në shtëpi, të rrimë në shtëpinë tonë, pse të rrimë rrugëve, tani ne lekët na mbaruar. Ne kemi edhe 8 ditë, shtyhet këtu 8 ditë pa ngrënë.  Është ushtria poshtë, nuk lejohemi të dalim. Në dhoma jemi nga një nga dy veta. Sëmundja do të vijë nga që s’kemi çfarë të hamë, edhe vdekja do na vijë ngaqë s’kemi çfarë të hamë. Ne nuk jemi të sëmurë, pse të vdesim për të ngrënë. Kosto ditore vete 10 mijë lekë, një kafe do ta pish, porositë i bëjnë nëpër një Fast-Foodi, na dhanë një numër. Ai i fast foodit na i sjell, i japim lekët“, tregon Veizaj.

Ditën e sotme ai ka mbaruar të gjithë kursimet që kishte, ndërsa thotë se fillimisht autoritetet u kishin thënë se do të paguanin vetëm fjetjen, pasi ushqimet ishin nga shteti.

“Nga sot e mbrapa nuk kemi më çfarë të marrë.  Ne kur firmosëm thanë do paguani fjetjen ushqimet i jep shteti tre vakti. Rron robi me një bukë për 5 ditë”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu