Partia Demokratike publikoi një video me të dhëna që përgënjeshtrojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama për largimin e shqiptarëve.

Të dhënat sugjerojnë se eksodi masiv i shqiptarëve ka nisur që kur Edi Rama mori pushtetin dhe vazhdon pa ndalim.

“Kush është i poshtri?

Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!” thuhet mbi videon e PD.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu