Lideri demokrat Lulzim Basha, përmes fotove apo videove po na tregon çdo ditë, se tashmë i kushton më shumë rëndësi takimeve me qytetarët, se sa deklaratave të forta politike nga selia e partisë.

Me hashtagun “Po të dëgjoj”, Basha shpërndau sëfundi një video në facebook, ku përshëndet e përqafon qytetarët, ndërsa rrëfen se ata kërkojnë të njëjtat gjëra.

“Kudo që shkoj me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra: mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon. Si çdokush dhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”, thotë ai.

Ecje

Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje dhe të trajtohen me dinjitet. #PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 3. Februar 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu