Ashtu si gjirokastritet edhe permetaret duket se jane “imun” ndaj rrezikut te infektimit me Covid 19. Mesditen e sotme ne Permet me dhjetera qytetare kane dale duke i’u gezuar kohes se bukur me temperatura pranverore me rastin edhe te Dites se Veres.

Vemendja e tyre ishte perqendruar tek “Kupola” aty ku tradicionalisht permetaret i gezohen diteve te shenuara si 1 Maji apo dhe dita e sotme qe korrenspondon me diten e fillimit te ciklit te kohes se bute drejt stines se veres. Duket se apelet e organeve shteterore per te qene te mbrojtur me maska apo dhe dorashka gjate daljeve jashte banesave, banoret e Permetit nuk i kane kushtuar shume rendesi. Ne nje kohe kur Coronavirusin e kemi prane ndoshta dhe pa u ndjere, qytetaret ne Permet nuk duan t’ia dine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu