Një video jashtëzakonisht shqetësuese është publikuar rrjetet sociale, e cila tregon disa infermiere duke dhunuar një paciente të moshuar, në një spital të Kosovës.

Në video shihet teksa keqtrajtohet një zonjë e moshuar nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere.

Infermierja shihet teksa e godet disa herë në fytyrë pacienten, ndërsa ajo është e pafuqishme që të mbrojë veten.

Në video, përveç sulmit fizik, dëgjohen edhe ofendime e përulje ndaj zonjës së moshuar, edhe nga infermieret e tjera.