“Martesa” me autor Anton Çehov dhe regji të durrsakes Driada Dervishi, rrembeu cmimin e madh të Festivalit Teatror Mbarëkombëtar”.
Mjeshtrat e mëdhenj të skenës”, që u zhvillua për 7 netë me rradhë në teatrin “Zihni Sako”, në qytetin e Gjirokastrës.
Festivali bëri bashkë 7 trupa teatrore nga Shqipëria dhe Mitrovica, të cilët u prezantuan përpara publikut gjirokastrit me vepra të autorëve të mëdhenj shqiptarë dhe atyre botërorë.
Personalitete të shumtë të cilët ishin të pranishëm në këtë festival, janë shprehur se festivale të tilla duhet të zhvillohen më shpesh kjo si një mundësi tjetër e mirë për të mbështetur dhe përkrahur artistët e skenës së teatrove.
Festivali Teatror Mbarëkmbëtar nisi prej vitit 2018 me emrin e Mjeshtrit të madh “Kadri Roshi”, për të vijuar në edicionin e tij të tretë me emrin e aktorit dhe mjeshtrit të madh “Ndrek Luca”.
Regjia me e mirë:Milto Kutali, Teatri Profesionist i Gjirokastres “Zihni Sako”.
Aktori protagonist më i mirë: Mehmet Xhelili Teatri Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”
Aktorja protagoniste më e mirë, Andia Xhunga Teatri Shëtitës “Cajupi”
Aktori jo protagonist më i mirë Amos Zaharia Teatri “Aleksandër Moisiu” Durrës
Aktoria jo protagoniste më e mirë Xhoana Karaj Teatri “Bylis”Fier
Aktori i ri më i mirë Margen Caushi Teatri “Petro Marko”Vlorë
Aktorja e re më e mirë Algiona Aga Teatri “Petro Marko”Vlorë
Skenografia më e mirë Drini Shehu Teatri “Petro Marko” Vlorë
Cmimi i karierës aktori Bujar Asqeri ”Petro Marko” Vlorë dhe Liljana Ristani Teatri “Zihni Sako” Gjirokastër
Cmimi special, trupa e Teatrit “Muharrem Qena” Mitrovicë.