Informacionet e fundit qe rezervon Jugulajm.net konfirmojne se e mitura 14 vjecare me inicialet A.Q. ka rene nga nje lartesi prej 30 metrash ne vendin e quajtur Shënelenë ne fshatin Lipe.

Ka qene mungesa e ekuilibrit teksa po ecte ne nje monopat dhe aty ka rene drejt humneres. Burimet nga vendngjarja shprehen se e mitura e bija e nje arsimtari ne Permet ka plage ne gjymtyre dhe koke. Ajo kishte shkuar se bashku me prinderit e saj per te festuar diten e Shen Elenes qe kremtohet nga besimtaret ortodokse te Permetit ne lartesite e ketij qyteti ne nje vend peligrinazhi.

Pamjet qe sjell Jugulajm.net tregojne terrenin e thepisur dhe malor te vendit ku u rrezua e mitura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu