Dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Romë, televizioni shtetëror italian, Rai3, ka bërë një kronikë të frikshme për kanabisin në Shqipëri, duke ngritur alarmin.

“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”, thuhet në kronikën e televizionit përtej Adriatikut.

Televizioni Shtetëror Italian RAI 3 denoncoi publikisht rritjen tragjike, eksponenciale të kultivimit të drogës me1200 % vitin e fundit në krahasim me një vit më parë.

Dhe sikur të mos mjaftonte, RAI 3 ka marrë në intervistë prokurorin e Leçes, Cataldi, për ti dhënë një mesazh prokurorisë së vendit tonë për mafian shqiptare dhe fondet e saj

“Nis sot udhëtimi ynë sot në Shqipëri që është gjithmonë e më shumë në darën e narkotrafikantëve. Vendi në portat e Italisë dhe Europës, është në tratativa për të hyrë në Bashkimin Europian, një shpresë më shumë për shoqërinë civile për tu çliruar nga makthi i kriminalitetit” – thotë spikerja e RAI3 e cila prezanton në këtë mënyrë të fortë një reportazh të përgatitur nga gazetari Valerio Cataldi, që edhe më herët ka trajtuar këto tema.

Sipas reportazhit (VIDEO me poshtë) në Shqipëri kultivimi i kanabisit ka njohur rritje nga viti në vit.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”, – thuhet në kronikë që sjell edhe disa foto nga ajri të Guardia di Finanza në një raport të rezervuar të policisë.

“Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës” – thuhet në kronikë. Aty citohet drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e drogës.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar” – citon gazetari.

“Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës është një nga prodhuesit më të mëdhenj” – thotë Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes që shton se “është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka krijuar pasuri të shumta” – thuhet në kronikën e RAI 3.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu