Të tjera detaje mësohen nga historia e dy vajzave të mitura që u zhdukën në ditën e parë të këtij viti dhe u gjetën sot në Përmet.

Burime për Jugulajm.net bëjnë me dije se të miturat kanë qëndruar dy ditë në Sarandë dhe sot në mëngjes ato kanë mbërritur në Përmet me ane te nje furgoni. Ato kanë shkuar në hotelin kryesor në qytetin e Përmetit, kanë dhënë dokumentacionin e tyre duke marrë një dhomë për të qëndruar ditën e sotme. Policia e dinte që do vinin në hotel dhe të gjitha hotelet kishin marrë informacion që nëse do paraqiteshin minorenet të njoftonin policinë.

Mësohet gjithashtu se 46 vjeçari i përmendur në fillim se i shoqëronte ishte shoferi i furgonit dhe vajzat nuk kanë qenë të shoqëruara me një tjetër person. Ne oret e vona te mbasdites ka ardhur nje furgon nga Policia e Tiranes duke i marre dy adoleshentet drejt kryeqytetit.

Jugulajm.net percjell pamjet ekskluzive te transportit te adoleshenteve me furgonin e policise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu