Mungesa e ujit ka provokuar protestë masive tek banorët e fshatit Çërrilë pjesë e Bashkisë Memaliaj.

Të gjithë banorët janë grumbulluar tek depoja e fshatit e cila vecse ka mungesë uji, rezulton të jetë e paruajtur ku cdokush mund të hapi kapakun dhe të hedhë në të cdo gjë kësisoj duke rrezikuar jetën e konsumatorëve.

Mjaft të irrituar banorët e Çërrilës, i kanë kërkuar llogari përmes Jugulajm.net Bashkisë së Memaliaj, se përse ujësjellësi nuk punon ndonëse në 20 vitet e fundit, janë investuar plot 300 milionë lek.

Banorët kanë treguar vuajtjet e tyre përgjatë dhjetë viteve të fundit ku në rubinetat e banesave të tyre, nuk pikon ujë. Të gjendur në këto kushte, ata e sigurojnë ujin në drejtime të tjera jashtë territorit të fshaatit ku ky proces shoqërohet me kosto të larta financiare.

Ata i kanë lënë afat Bashkisë së Memaliajt për të ndërhyrë në përmirësimin e situatës, në të kundërt, do të marshojnë drejt godinës së Bashkisë në Memaliaj dhe do të ngujohen para saj deri në ardhjen e ujit të pijshëm.