Vangjel Dule kreu i PBDNJ ka hedhur akuza ndaj qeverise Rama per mosrespektimin e te drejtave te minoritetit grek. Ai tha se ka nje sere ceshtjesh te pazgjidhura te pronave ne Himare, apo ende nuk eshte zbardhur vrasja ndaj Katsifas ndonese ka kaluar nje vit-tha Dule duke kerkuar ndihmen qeverise greke.

Pavarësisht përpjekjeve sistematike 29-vjeçare të OMONIA-s që lidhet me ruajtjen e identitetit dhe të drejtat e tyre në legjislacion sikur kërkohet nga ndërkombëtarët, ende me keqardhje konstatojmë se gjatë qeverisjes aktuale shënohen hapa që nuk kanë lidhje me realitetet e reja europiane.

Qeveria e zotit Rama që sot mban kryesimin e OSBE-së ka dështuar t’u përgjigjet kërkesave të kohës. Që prej 2017-ës muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve nuk i përgjigjej kërkesave të kohës, megjithatë deri sot nuk është marrë asnjë hap konkret. Pas regjistrimit të dështuar të 2011, ende ligji mbetet problematik dhe i paamenduar  sipas kërkesave të Këshillit të Europës.

Sfidë është regjistrimi i ardhshëm i popullsisë. Prona e minoritetit grek në breg të Jonit dhe zona të tjera janë objekt abuzimesh të vendimeve qeveritare dhe Ramës. Probleme me vendosjen e tabelave dygjuhëshe janë edhe më tepër problematike.

Dhe ajo që është më tepër negative, përgjegjësit e akteve vandale janë të paidentifikuar. Ende nuk kemi një relacion zyrtar për vrasjen e Kosntadin Kacifas, tetorin e 2018. Problemet e minoritetit grek është shumë larg së qeni një realitet europian. Të gjithë pjesëtarët e minoritetit grek mbi identitetin partiak që ndajën të njëjtin vizion për objektivat janë të mirëpritur” deklaroi Dule.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu