Banorët e Bashkisë së Dropullit, po kontribuojnë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti i javës së kaluar në Shqipërinë e Mesme. Sipas kryetarit të Bashkisë Dropull Dhimitër Toli, deri më tani, janë mbledhur mbi 1 ton ushqime si dhe shumë rroba si kontribut i banorëve të kësaj zone.

Vec kësaj, ndihma do të jetë edhe financiare pasi punonjës të administratës së Bashkisë Dropull, kanë dhënë kontributin e tyre modest për familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkaq ndihmat financiare do të vijojnë edhe në aspektin institucional pasi prej fondit të emergjencave civile të kësaj bashkie, 1.5 milionë lekë do të kalojnë automatikisht në llogarinë bankare në ndihmë të të prekurve nga katastrofa natyrore.

Kryebashkiaku i Dropullit ka kërkuar nga prefekti i Qarkut Gjirokastër, koordinim të veprimeve në terren për dorrëzimin e ndihmave ushqimore dhe rrobave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu