Nje dite pasi ne te gjitha mediat u hap lajmi i mbylljes se shkolles 9-vjecare “Koto Hoxhi” ne qytetin e Gjirokastres, ka ardhur edhe reagimi i kreut te kesaj shkolle Vezir Mamo.

Ne nje pronocim per Jugulajm.net zoti Mamo u shpreh se ka qenë një keqinterpretim nga ana e mediave pasi shkolla 9 vjeçare “Koto Hoxhi” funksionon normalisht dhe mesimi vijon te jete prezent per nxenesit nga klasat përgatitore (parashkollori) deri në klasën e peste.

Zoti Mamo thote se egziston një vatër infeksioni në arsimin 9-vjecar, ku rreth 10 mësues janë me Covid-19 dhe të tjeret po kryejnë tamponin. Sot dhe nesër po kryhet dezinfektimi rrënjësor i klasave ne kete shkolle. Nderkaq pasneser rinis mësimi edhe në ciklin 9-vjecar nderkohe qe shkolla vazhdon mësimin normalisht me dy turne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu