Në ditët e sotme vështirë të besohet se një fëmijë 12 vjecar ëndërron të konsumojë një pjatë me makarona. Marjanita Mihasi nga fshati Xhaferraj Bashkia Memaliaj, është fëmija që ka këtë dëshirë të pamatë. E tok me to edhe dëshira të tjerë që nuk janë fëminore por tërësisht të formatit social. Të ketë një shtëpi, të ushqehet mirë apo dhe të shkojë në shkollë e veshur si gjithë të tjerët.

E në fakt familja e Kastriot Mihasit është më e këputura në tërë zonën. Cifti i bashkëshortëve ka katër fëmijë ku dy binjakët e fundit 2 vjecarë Danieli dhe Deliano, shumë herë ngrysen të pangrënë si pasojë e mungesës së ushqimit. Qumështi është produkt luksi madje as e kanë shijuar ndonjëherë.

E ëma e tyre Gëzime Mihasi, dic u përgatit ndonjë ushqim me miell për të zëvendësuar proteinat apo dhe karboidratet e munguara. Në fillim vjeshte fëmijët nuk kanë cfarë të veshin por mjaftohen me rrobat e verës. Banesa përdhese është një katastrofë e vërtetë aq sa nuk mund të mbajë as edhe një rrasë guri. Cdo gjë në këtë familje është në kontrast të thellë me banesat dhe gjendjen sociale të fshatit Xhaferraj. Kryefamiljari Kastriot Mihasi është invalid dhe merr një pension prej 10 mijë lekësh. Ai nuk është në gjendje të flasë para kameras sepse përherë loton dhe nuk do të donte kurrë që të shprehte dhimbje tek fëmijët. Gëzime Mihasi, qartëson gjendjen e familjes dhe apelon për një zgjidhje nga autoritetet.

Ndërkaq dy fëmijët e rritur Panajot Mihasi dhe Marjanita Mihasi kanë kërkesa që nuk i ka askush prej bashkëmoshatarëve të tyre në zonë. Të vishen dhe ushqehen si fëmijët e tjerë.

Kjo është drama e patreguar e familjes Mihasi në fshatin Xhaferraj e cila është lënë jashtë listës së ndihmës prej Bashkisë Memaliaj apo dhe organeve të trajtimit social. Kushtet për ta përfituar një trajtim ekonomik, kjo familje i plotëson sepse nuk ka as frigorifer, as televizor vecse një lavatrice që qëndron në këmbë si vetë kryefamiljari paraplegjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu