Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit të vetëm. Deklarata e fortë është bërë për Jugulajm.net nga Gjolek Muho, babai i Alket Muhos i cili u vra në shtator 2018 nga Gjolek dhe Dino Muho të akuzuarit të cilet u liruan dje nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.

Kjo është një vrasje e dytë. Drejtësia në Shqipëri qoftë kjo që është. E zvarritën 33 muaj dhe arritën në këtë përfundim sot. Pse e lanë që të zgjatej kaq sa të shkeleshin afatet. Ç’kanë bërë këta. Këtu ka korrupsion të madh.  Kush do t’i shihte kriminelët në mes të pyllit? Ka probleme të tjera që i di unë dhe janë të gjitha në dosje.  Nëse gjykata nuk zbaton ligjin do të ketë vetëgjyqësi pastaj. E di unë se çdo të bëj pastaj. Mbase marrim vendim tjetër ne. Fillimisht do t’ia lë gjykatës. Por nëse nuk ka drejtësi unë do marr hakun e djalit. Ma vranë kriminelët djalin e vetëm. Edhe unë gjej armë, njerëz kam sa të duash. Këta duan të kërcasë automatiku si batalion-ka thënë ekzkluzivisht per Jugulajm.net Gjolek Muho në intervistën e dhënë ekskluzivisht.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar dje nga burgu Et’hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e 42 vjecarit Alket Moho po nga fshati Rabije më 6 shtator të vitit 2018. Ishte masa e arrestit që është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës pas 2. 5 vitesh qysh nga ngjarja e bujshme. Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie, duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjet që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu