Po mbahet kete fundjave edicioni VI i “Divanit Lunxhot”, një event i përvitshem që zhvillohet në fshatin Dhoksat të krahinës së Lunxhërisë.
Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit ky aktivitet ka pasur një numër më të ulët ndjekesish dhe spektatorësh. Edhe pse karriget janë vendosur sipas organizatorëve në distancë, mesa shihet askush nuk i respekton protokollet e sigurisë. Ndërkohë Koço Vasili një prej organizatorëve të eventit ka sqaruar se për artistët, maska do të hiqet vetëm kur interpretojnë, por siç edhe mund të shihet qoftë në grumbullimet e tyre për prova askush nuk e mban maskën apo distancen. Përsa i përket lejes për organizimin e grumbuĺlimeve Vasili ka veçuar se Bashkia Gjirokaster si një organizatore e këtij eventi, është kujdesur për të zbatuar protokollin e sigurisë
Nga ana tjetër artistët që kanë performuar në skenë janë shprehur se edhe pse kanë frikë nga pamdemia, nuk kanë mundur të shmangnin pjesëmarrjen në aktivitet.
Edhe banorët e fshatit që kanë ndjekur këtë event nuk kanë qënë mjaft të informuar në lidhje me protokollet e sigurisë edhe pse janë shprehur se kanë frikë nga Covid-19, asnjë prej tyre nuk ka qënë i pajisur me maskë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu