Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumin Drino është ditë feste për të gjithë besimtarët e krishterë, që simbolizon pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan dhe sot është kremtuar edhe në qytetin e Gjirokastrës.

Pas meshës së mbajtur në katedralen “Lindja e Krishtit” mjaft prej besimtarëve kanë shkuar në brigjet e lumit Drino për të organizuar ritualin e hedhjes së kryqit në ujërat e tij. At Theodhori ka mbajtur ceremoninë me këtë rast ku dhe është pagëzuar kryqi.
Këtë të fundit e ka marrë nga uji Thanas Koçi besimtar ortodoks i cili u shpreh se u afrua më shumë me Zotit me këtë veprim që bëri.
Besimi i madh që kam tek Zoti. U afrova me shumë. Faleminderit-është shprehur Thanas Koçi, personi që mori kryqin nga uji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu