Sic shihet edhe nga pamjet ZERO distancim social ne shkollat 9-vjecare te Gjirokastres. Autoritetet vendore kane deshtuar ne mbajtjen e radhes ne hyrje te shkollave te qytetit.

Dita e pare e mesimit ne kete sezon te ri arsimor ne shkollat e Gjirokastres, ka qelluar i pazakonte per shkak te masave AntiCovid qe ka percaktuar Ministria e Shendetesise dhe ajo e Arsimit per te gjithe parauniversitaret.

Prinderit e nxenesve kryesisht te atyre qe u ulen per here te pare ne bangat e shkolles, shprehen skeptik per ecurine e ketij procesi mesimor me rregulla te reja te diktuara nga autoritetet si masa kunder virusit te rrezikshem.

Per kameran e Jugulajm.net nxenesit dhe prinderit e tyre, shprehen se do te mesohen me kete menyre funskioni te perditshem me maska dhe me pajisje dizinfektuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu