Një prej diplomatëve me emër Fatos Tarifa, është nderuar së fundi nga Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ceremonia është organizuar nga drejtues të lartë të këtij universiteti me pjesmarrjen e vetë autorit dhe shumë figura publike nga kryeqyteti si historianët Pëllumb Xhufi e Romeo Gurakuqi.

Motivacioni që i është dhënë ky titull zotit Tarifa ka qenë “për një nga personalitet e shquara në fushën e shkencave shoqërore të lëvizjeve progresiste të mendimit dhe mbrojtes së vlerave më të mira të popullit shqiptar”. Pedagogë të universitetit si dhe studiues të ndryshëm, kanë shprehur vleresimet e tyre për zotin Tarifa. Vetë ky i fundit mes nostalgjise për vendin e tij të lindjes, ka falenderuar të gjithë të pranishmit për vlerësimin që sipas tij, është më i vyeri sesa të gjithë titujt e tjera të marrë së bashku.

Diplomati Fatos Tarifa ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë. Ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës (1998-2001) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (2001-2005).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu