Reparti i dializës është i vetmi në Qarkun e Gjirokastres i cili trajton rreth 55 pacientë nga i gjithë rajoni jugor dhe më gjerë. Kushtet janë skandaloze, suva të rëna, lagështi në të gjitha muret.

Burimet bëjnë me dije se edhe pse është ngritur disa herë si problematikë, e vetmja ndërhyrje ka qenë lyerja me gëlqere ndërkohë që anomalitë janë sërish prezente.

Pacientët e ardhur nga fshati Nepravishtë në Gjirokastër, nga Bënca e Tepelenës apo dhe nga Saranda shprehen tejet të revoltuar se përvec hallit qe i ka zënë me shëndetin, u duhet të ndeshen edhe me mungesën e transportit pasi Ministria e Shëndetësisë paguan vetëm biletën e linjave urbane ose në raste të rralla, vendosjen në dispozicion të autombulancave.

Por të sëmuret e kanë të pamundur të udhëtojnë me këto linja. Rjedhimisht janë të detyruar të sigurojnë taksinë për transport me ato pak të ardhura që kanë. Një tjetër problem është edhe mungesa e mjekëve specialistë në këtë repart.

Ata pohojne se kjo situatë nuk ka për t’u zgjidhur asnjëherë dhe se nuk kanë shpresë tek qeveria edhe pse Ministria e Shëndetësisëe dhe kryeministri Rama përgjatë fushatave elektorale, ka premtuar se do të celet repart dialize edhe në Sarandë pasi nga ky qytet janë rreth 20 pacientë si dhe do të ketë lehtësi për të gjithë pacientët e kësaj kategorie.

Mirëpo këto kanë ngelur thjesht në kuadrin e premtimeve elektorale dhe në fund ata që e vuajnë janë pacientët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu