Të jetosh me një fëmijë sakat dhe aq më keq të dergjur në shtrat prej mëse 20 vitesh, është dramë historike familjare.

Në Këlcyrë, familja Hoxha tejet e varfër, nëmos më e varfëra më këtë qytet, jeton në kushte tërësisht të pafavorshme për t’u kujdesur për djalin që qëndron shtrirë prej vitit 1995. Ky është Jetmir Hoxha, një djalë shëndetligë që fati e donte që ai të vinte në jetë normal dhe më pas të përjetonte encefalit që i shkaktoi paralizim të përhershëm.

Shkak mund të ketë qenë temperatura e lartë apo dhe faktorë të tjerë. Prindërit Dashnor dhe Entela Hoxha, i qëndrojnë tek koka përditë dhe vajtojnë vecse fatin e keq që i ka “mbirë” në prag, por edhe indiferencën që tregon pushteti vendor në Këlcyrë e vecanërisht kryebashkiaku Klement Ndoni.

Dashnor Hoxha, i ati i djalit të paralizuar, e nxjerr përditë me karrocë dhe e shëtit për të marrë ajër të pastër. Vec djalit të sëmurë, Entela dhe Dashnori, kanë edhe një djalë tjetër të saktë por që nuk ka punë për të. Të katërt gdhihen dhe erren me cfarë t’u dalë përpara, herë ushqehen dhe herë e bëjnë “pushim”.

Angazhimi që kërkon djali tek koka, nuk i lë ata të jenë disponibël për punë. Ato 20 mijë lek të rinj që merr pension invaliditeti djali i tyre në muaj, shpenzohen për ilace dhe pajisje sanitare (bebelino, letra të lagura etj).

Me lot në sy kryefamiljari Dashnor Hoxha, kërkon ndihmë për të birin pasi nuk mundet dot më shumë. Atij i duhet të durojë edhe injorimin që i bëhet nga kryebashkiaku i Këlcyrës Klement Ndoni.

Jugulajm.net ka kërkuar sqarime për këtë rast nga kryebashkiaku i Këlcyrës por nuk ka qenë i disponueshëm gjatë dy ditëve për të speguar rastin në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu