Fermerët në Qarkun e Gjirokastrës nuk kanë aplikuar për subvencionimin e naftës.

Sipas specialistëve të bujqësisë, kjo vjen si pasojë e mungesës së mekanikës tek këta fermerë të cilët më të shumtën e rasteve, prodhimet e tyre i kryejnë përmes personave të tretë që kanë mjete motorrike. Sot janë shumë të rrallë ata fermerë të cilët disponojnë një zetor, traktor apo mjete të tjera të mekanizuara të cilat janë në shërbim të tokës.

Skema e subvensionimit të naftës, është aplikuar për herë të parë sivjet si një nismë për heqjen e akcizës nga nafta tek fermerët. Për rjedhojë përfitojnë fermerët që kanë 6 dynymë e siper tokë të mbjellë. Për 1 ha jepen 100 litra naftë falas. Mbyllja e aplikimeve ishte në fund të muajit shkurt por duke qenë se nuk kishte aplikime, është shtyrë disa herë. Në Qarkun e Gjirokastrës, kanë aplikuar deri tani rreth 230 fermerë nga 24.000 të tillë që posedojnë tokë bujqësore pra afërsisht 1% e tyre.

Sipas specialistit të bujqësisë Shemsho Lamaj, fermerët kanë aplikuar për një sipërfaqe prej afersisht 350 ha nga rreth 31.000 ha tokë bujqësore të punueshme që ka Qarku i Gjirokastrës pra edhe në termat e sipërfaqes, mbulohet me subvensionim pak me shume se 1%.

Në një farë mënyre mund të thuhet se subvencionimi ka dështuar në formën e aplikimeve për shkak të mungesës së mekanizimit pasi punimi i tokës kryhet me mekanikë nga të tretët kundrejt tarifës monetare si shërbim, rjedhimisht nafta e dhënë nuk luan rol. Një rol në këtë drejtim ka edhe ngarkesa e madhe burokratike dhe shpenzimet e mëdha për plotësim dokumentacioni si noterit etj ku shtohet barra e shpenzimeve tek fermeri, apo dhe problemet me titujt e pronësise së tokës dhe me copëtimin e saj cka e vështirëson akoma edhe më shumë këtë skemë financimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu