Deshton Asambleja e Shoqates Rajonale te Futbollit ne Gjirokaster.
Shkak per nje situate te tille eshte bere mos hapja e ambienteve te stadiumit “Subi Bakiri” ne qytetin e Gjirokastres nga ana e Bashkise qe zoteron keto ambiente.
Sipas anetarit te Komitetit Ekzekutiv te FSHF Arben Dervishaj, ky eshte nje rast i paprecedente, pasi paraprakisht Bashkia Gjirokaster ka rene dakord per zhvillimin e kesaj asambleje ne ambientet e stadiumit. Dervishaj ka theksuar se ne baze te statutit mbledhja do te zhvillohet brenda 24 oresh tashme ne nje ambient tjeter.
Sipas tij Shoqata e Gjirokastres nuk do te kete zgjedhje por vetem miratim te buxhetit qe do te perkthehej ne investime per zhvillimin e futbollit ne rajonin jugor
Zgjedhjet e shoqatave rajonale jane kthyer tashme ne nje lufte te hapur ku nderhyrjet dhe ndryshimet e rregullave po perdoren si arme mes paleve qe luftojne per kreun e FSHF