Nje dite pas tragjedise ne familjen Ndrico ne Dervician, energjia elektrike serish mungon. OST ka punuar pergjate gjithe nates per te rikthyer energjine e munguar per banoret e ketij fshati.

Banesa Ndrico ne qender te fshatit qendron e rrethuar me shiritat e vendosura nga PMNZSH prej mbremjes se djeshme gjate aksionit te shpetimit i cili rezultoi fatal me humbjen e jetes se 12 vjecares Krisanthi Ndrico si pasoje e asfiksise.

Banoret e fahatit Dervician kane qene kritik ndaj autoriteteve per mungesen e energjise elektrike ne 24 oret e fundit nderkohe qe sic thone vete ata, kjo situate eshte prezente sa here qe ka mot me shi te rrembyeshem.

Pas interesimit ne OSHEE Rajoni Gjirokaster, behet e ditur se OST ka pasur te drejten e nderhytjes ne linjen e tensiinit te larte nga Nenstaciini i ri i Gjirokastres ne ate te Grapshit ne Dropull i cili ka pasur demtime gjate 24 oreve te fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu