Deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr.Tritan Shehu e ka kaluar fundjaven ne zonen e tij zgjedhore ku dhe u rikonfirmua si perfaqesues i jugut ne Kuvendin e Shqiperise.

I shoqeruar nga bashkeshortja e tij Aida, kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko si dhe kryetarja e LDG Gjirokaster Matilda Koca, zoti Shehu ka marre pjese ne meshen e organizuar mengjesin e sotem ne katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” ne qytetin e Gjirokastres me rastin e Pashkes Ortodokse. Nderkohe qe nje nate me pare ka qene tok me besimtaret ortodokse minoritare ne kishen e fshatit Dervician.

Deputeti Shehu ka uruar te gjithe besimtaret ortodokse te Qarkut Gjirokaster, begati dhe prosperitet ne familje ne nje dite te shenuar sic eshte Ringjallja e Krishtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu