Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka denoncuar sot sikundër kishte paralajmëruar një aferë korruptive të qeverisë Rama, duke e cilësuar si më të madhen në 100 vite shtet. 

Kryemadhi – bazuar në dokumente shtetërore, me firmë dhe vulë  – solli skemën që është ndjekur për inceneratorin e Tiranës, në kundërshti të plotë me ligjet e shtetit.

Ajo shpjegoi hap pas hapi procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës, teksa theksoi se kompania “Integrated Energy”  dërgoi letër interesi dhe brenda 5 ditëve, autoritetet, në mënyrë të paprecedentë, ia pranuan.

Kryemadhi, mes emrash të zyrtarëve socialistë, përmendi atë të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, si të interesuarin kryesor për ndërtimin e landfillit.

Duket se, gjithçka nis më datën 23 qershor 2016, kur “Integraded Energy” paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë një letër interesi për ndërtimin e një landfilli dhe më datë 28 qershor Ministria e Mjedisit kthen përgjigje duke e pranuar ofertën prej 400 milionë eurosh dhe gjithashtu vendos në dijeni kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Më datë 24 gusht 2016, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës caktimin e përfaqësuesve të tyre, pra ngrenë menjëherë komisionin për dhënien e koncesionit.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dërgon asokohe një letër ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, ku i kërkon informacion përsa i përket studimit të fizibilitetit dhe analizës financiare të studimit. Rrugëtimi vijon në ministri të tjera, për t’u ndalur tek Ministria e Financave, që i aprovon kërkesat për koncesionin e inceneratorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu