Gjyqtari Xhulio Agolli nuk akordoi penallti për Delvinën dhe në momentet e tensionit që vijuan pas këtij vendimit, nga tribunat fluturuan objekte me një prej tyre që goditi në kokë gjyqtarin duke e lënë të gjakosur në tokë.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur gjyqtari goditet nga një send që fluturon nga tribuna dhe lojtarët e Delvinës dhe Elbasanit që sinjalizojnë menjëherë që të marrë ndihmën mjekësore teksa qetësojnë edhe tifozët e acaruar jashtë rrethimit të impiantit.