Nje prej figurave te persekutuara nga rregjimi komunist, eshte vleresuar nga Keshilli i Qarkut Gjirokaster me titullin “Nderi i Qarkut”.
Behet fjale per Daut Gumenin nje veprimtar intelektual dhe poet nga Tepelena. Titullin ja ka dorrezuar vete kryetarja e Keshillit te Qarkut Lindita Rova.
Miq, kolegë e personalitete të njohura vlerësuan intelektualin Daut Gumeni si një nga personalitetet e shquara kombëtare që me jetën e veprën e tij publicistike, studimore e letrare i ka dhënë shoqërisë shqiptare. Dauti është një nga shembujt e luftëtarit të paepur për liri e përparim njerëzor, humanist dhe mendimtar i letrave shqipe.
Gumeni është shprehur i emocionuar për këtë titull të lartë të akoorduar nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër.
Daut Gumeni lindi në fshatin Gusmar të Tepelenës. Ai ndoqi shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër ku që atëherë shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste.
Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist. Ai punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës.
Ishte 24 vjeç, kur në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysmë, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990.
Një nga kryeakuzat ishte se kishte shkruar poezi reaksionare, antikomuniste e antisocialiste. Pas viteve ’90 ai ka punuar në disa poste të ndryshme shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu