Komisionerja për punët e brendshme në KE Ylva Johansson, ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në arritjet që ka bërë përsa i përket fushës së sigurisë së emigracionit.

Në një inspektim të zhvilluar mbasditen e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijes, zonja Johanson ka qenë e shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Në fokusin e vizitës ishte veprimtaria e forcave të FRONTEX në Pikën Kufitare të Kakavijes, ku ka zhvilluar edhe një takim me komandantin e kësaj njësie.

Për zonjën Johanson, Shqipëria ka përmbushur kushtet për të nisur konferencën e parë ndëqëveritare, ndërkohë që nuk ka harruar të vlerësojë veprimtarinë e forcave të FRONTEX dhe atë të forcave policore kufitare shqiptare cka sipas saj, ka dhënë frytet e veta në luftën kundër trafiqeve të ndryshme, kryesisht ato të drogës dhe klandestinëve.

Ndërkaq ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thënë, se edhe pse vendi ynë nuk është pjesë e BE, përdor instrumente dhe ato standarte të njëjta me të BE në luftën kundër trafiqeve, që gjenerojnë në të dy anët e kufirit. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që ka programe të përbashkëta të FRONTEX-u shpreh Çuçi.

Gjatë vizitës në Kakavije, Çuçi dhe Johansson kanë inspektuar Qendrën Pritëse për imigrantë të parregullt, ngritur në Pikën e Kalimit Kufitar me mbështetjen e IOM.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu