Banorët e lagjes “Gërhot” në Gjirokastër, ankohen se Bashkia ne 30 vitet e fundit nuk ka vënë dorë asnjëherë për sistemimin e lagjes së tyre.

Prej 3 dekadash problematika është e njohur nga autoritetet vendore, por këto të fundit bëjnë vetëm premtime gjatë fushatave zgjedhore.

Banorët thonë se kanë kërkuar shtrimin e rrugëve të brëndëshme dhe ndriçim, por askush në këto 30 vite nuk i ka marr në konsideratë kërkesat e tyre.

Lagjia “Gërhot” me rreth 400 familje të ardhura kryesisht nga zonat rurale u popullua reth viteve 90, ndërsa rrezik për ta mbetet vërshimi gjatë dimrit i përroit të Çullos.

Bashkia thotë se ka gati projektin, por që ka mbetur prej vitesh vetëm në letër.