Në afërsi të fshatit Majkosh, ne Tepelenë ndodhet impianti që përpunon inertet dhe bitumin që shërben për shtrimin e rrugëve. Banorët kanë shprehur shqetësim për ndotjen e ajrit. Ata kanë kërkuar ndihmë nga Bashkia por s’kanë marrë përgjigje.

Në çdo orë të ditës, oxhaku çliron tym që mbulon jo vetëm Tepelenën por edhe në Memaliaj. Ata që pësojnë dëmet më të shumta janë banorët e fshatit Majkosh.

“Shqetësuese shumë, s’ka ku shkon më. Plus kësaj aty tutje digjen dhe mbeturinat e qytetit. Ne jemi fshat në harresë, pa ujë, pimë ujë pusesh, jemi pa xhade”.

Ne probleme kemi, jemi ankuar dhe s’kemi marrë zgjidhje. Unë jam më afër nga të gjithë nga fabrika… dhe nuk ka zgjidhje, ku të ankohemi?! Një pjesë e banorëve janë punësuar aty dhe nuk ndihen”.

Është një problem i madh. Krijon tym, për tokat për bujqësisë. Vjen tymi kur hapim dritaret, e kështu që mirë s’e kemi…”

Siç shihet në pamje, e gjithë lugina e Vjosës është e prekur nga reja e tymit qe çlirohet nga fabrika e prodhimit te bitumit.

Fabrika ushtron aktivitetin në bazë të lejes mjedisore të tipit B, ndaj është e detyruar të vendosë filtra ajri. Drejtuesi i Inspektoratit të Mjedisit për rajonin e jugut, Denis Vogli pranon se prej 6 muajsh nuk është kryer asnjë kontroll në subjektin “Cobial”.

Për këtë subjekt nuk është kryer inspektim 6 muajt e fundit, por pas sinjalizimit do të nis një grup inspektoresh dhe nëse evidentohen problematika do te merren masa nga gjobë deri në heqje licence-u shpreh Vogli.

Kompania “Cobial” në pronësi të treshes, Ergest, Qemal dhe Alfred Pazaj prodhon asfalt për shtrimin e rrugëve, së fundmi ka fituar tenderin për aksin e vjetër të rrugës “Fier-Vlorë” me vlerë 7 milionë euro.