Kryeministri Edi Rama është zbythur në fshehtësi nga gjyqi që kishte nisur me gazetën gjermane, BILD, e cila denoncoi skandalin e vjedhjes së zgjedhjeve nga bandat e krimit dhe pushtetit.

Pavarësisht se pajtoi një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani, Rama u tërhoq kur mësoi se gazeta më e madhe gjermane dhe evropiane po përgatitej për kundër-sulm.

Në një intervistë bombastike për Adi Krastën ne tv Syri, gazetari Peter Tiede tha se po bëheshin gati me prova dhe dëshmitarë kundër Ramës. Madje ai shprehu zhgënjim që Rama ishte tërhequr nga gjyqi.

Tiede paralajmëroi të tjera ‘bomba’ kundër Ramës, duke theksuar se do të ndjekë gjurmën e parave. Ndërkohë ai pyeti kolegët shqiptarë se ku i ka marrë Rama paratë për të paguar një avokat të shtrenjtë. Matthias Prinz është një nga juristët më të shtrenjtë në Gjermani dhe kushton 750 euro ora.

Por se çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe BILD dhe si u provua vjedhja e zgjedhjeve nga ‘babloku’, e shpjegon kjo video:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu